Lajme

PUTINI i gatshëm për t’i dhënë luftës në Ukrainë, por ka TRE KUSHTE

Presidenti rus Vladimir Putin duket se është i gatshëm të bëjë paqe me Ukrainën, por vetëm nëse plotësohen tre kushte të rrepta, duke përfshirë neutralitetin e Kievit, një angazhim me shkrim për të mos zgjeruar më tej NATO-n në lindje dhe heqjen graduale të një pjese të konsiderueshme të sanksioneve, raportojnë burime për Reuters.

Sipas njoftimeve, Putini po këmbëngul në angazhime të qarta nga fuqitë e mëdha perëndimore, duke kërkuar që mundësia e anëtarësimit në NATO për Ukrainën, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe republikat e tjera ish-sovjetike të përjashtohet me shkrim.

Sipas të njëjtave burime për Reuters, Moska kërkon:

Neutralitetin e Ukrainës;

Heqjen e sanksioneve kundër Rusisë

; Zgjidhjen e çështjes së aseteve të ngrira ruse në Perëndim;

Garanci institucionale për mbrojtjen e folësve rusë në Ukrainë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka shprehur qëllimin e tij për t’i dhënë fund luftës, por kohët e fundit thuhet se është bezdisur nga refuzimi i Putinit për t’u angazhuar drejtpërdrejt në bisedime. Të martën, ai paralajmëroi se presidenti rus po “luan me zjarrin”, ndërsa Moska intensifikon sulmet e saj në Ukrainën lindore.

Të dy udhëheqësit patën së fundmi një bisedë telefonike që zgjati më shumë se dy orë. Putin tha se kishte rënë dakord të punonte për një memorandum me Ukrainën që do të përcaktonte kornizën për një marrëveshje paqeje dhe një afat kohor për një armëpushim. Megjithatë, sipas burimeve ruse, Moska “ende po punon për versionin e saj” dhe nuk ka një afat kohor për përfundimin e tij.

Ukraina dhe qeveritë evropiane akuzojnë Moskën për vonesë të qëllimshme, duke fituar terren në frontin e konfliktit. Një zyrtar rus theksoi: “Putini është gati të bëjë paqe, por jo me çdo çmim.” Nëse ai nuk mund t’i imponojë kushtet e tij, ai do të tregojë me fitore ushtarake se paqja nesër do të jetë edhe më e dhimbshme.”

Kremlini nuk iu përgjigj kërkesave të Reuters për koment. Burimet ukrainase gjithashtu nuk komentuan, ndërsa NATO mbetet e palëkundur në politikën e saj të “dyerve të hapura”, duke theksuar se nuk do ta rishikojë atë sepse Moska e kërkon këtë.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png