Lajme

Plagoset një qytetar i Shqipërisë në Tetovë

Më datë 27.05.2025 në orën 23:40, në Qendrën e Urgjencës në Spitalin Klinik të Tetovës është raportuar se një person me lëndime nga thika është pranuar në repartin e tyre. Pas veprimeve në bazë të raportimit është konstatuar se personi i lënduar është A.T. (31) nga Republika e Shqipërisë, i cili ka raportuar se rreth orës 23:30 para një objekti hotelerik në qendrën tregtare të qytetit në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, është sulmuar me thikë nga personi B.Sh. nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Më datë 27.05.2025 në orën 18:50, një i mitur 17-vjeçar dhe E.H. (18), të dy nga Tetova, u paraqitën vetë në Stacionin e Policisë së Tetovës. Rreth orës 17:30, ata ishin raportuar në Stacionin e Policisë së Tetovës nga personi R.B. (19) nga fshati Gjermë, se rreth orës 14:30, ndërsa ndodhej me kushëririn e tij të mitur në lagjen “Drenovec” në Tetovë, një automjet pasagjerësh ,,Golf” pa targa, i drejtuar nga i mituri 17-vjeçar, u preu rrugën, pas së cilës ai doli dhe e sulmoi fizikisht personin R.B.. Kushëriri i R.B. ishte përpjekur që t’i ndante, por më pas personi E.H. kishte dalë nga automjeti dhe i’u drejtuar pistoletën dhe më pas e kishte goditur personin R.B. me dorezën e armës. Gjatë masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga efektivët e policisë në rrugën ,,Ivo Lola Ribar” në Tetovë, në një kontejner është gjetur një pistoletë ,,Glock 17″ me Diabolë me një karikator të zbrazët. Të dy janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Më datë 27.05.2025 në orën 22:00 në rrugën ,,29-Nëntori” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.E.(57) nga Tetova. Të njëjtin në ora 21:00, bashkëshortja e tij 47-vjeçare e ka raportuar në SPB Tetovë se në apartamentin e tyre familjar, ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe është përpjekur ta sulmojë fizikisht, duke e kërcënuar. Ai po mbahet në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.

……

Më datë 27.05.2025 në orën 11:50, efektivët e policisë të DPB Gostivar, në rrugën ,,Pance Popovski” në Gostivar kanë privuar nga liria personin D.M.(60) nga Shkupi, i cili ishte denoncuar nga personi P.G. (37) nga fshati Belovishtë e gostivarit, se rreth orës 10:20 në tregun e qytetit në Gostivar, ai u përpoq ta sulmonte me thikë, por u pengua nga të pranishmit në treg. Tek D.M. është gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe ai po mbahet në stacionin policor, dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.

……

Më datë 27.05.2025 në orën 14:15, në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, është raportuar se nga një apartament në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, ku jetonte i vetëm personi R.G.(89) nga Tetova, po përhapet një erë e pakëndshme. Menjëherë është vepruar sipas raportit dhe një ekip i zjarrfikësve të Tetovës ka hapur derën dhe e ka gjetur R.G. të vdekur në apartament. Një inspektim në vendngjarje është kryer nga një ekip i SPB Tetovë dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi është dorëzuar për obduksion.

……

Gjatë ditës së djeshme (27 maj), është kryer një kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të automjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe u sanksionuar gjithsej 32 drejtues automjetesh (TE-22 dhe GV-10) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 25 (TE-15 dhe GV-10) u tërhoqën me mjetin special merimangë. Janë sanksionuar gjithashtu edhe 50 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-33 dhe GV-17).

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png