Lajme

Hakerët iranianë futen në telefonin e shefit të kabinetit të Netanyahut

Grupi iranian i hakerëve Hanẓala ka pretenduar se ka hakuar telefonin e shefit të kabinetit të kryeministrit izraelit, Tzachi Braverman.

Sipas grupit, ata kanë pasur akses në një sasi të madhe të të dhënave të ndjeshme dhe konfidenciale, që lidhen me rrethin e brendshëm të Netanyahut.

Operacioni është quajtur nga Hanẓala “Bibi-Gate”, dhe grupi pretendon se ka monitoruar për një kohë të gjatë komunikimet e zyrtarëve sekretë izraelitë.

Nuk ka ende komente zyrtare nga Qeveria izraelite lidhur me këto pretendime.

3sgIgLJ.png