Lajme

“Onufri” padit Komunën e Tetovës për shkelje të të drejtave!

Para tre ditësh, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, vizitoi bibliotekat e pesë shkollave të mesme të kësaj komune, ku shpërndau 4450 lektyra shkollore nga 62 tituj të ndryshëm. Kjo ngjalli reagim nga Shtëpia Botuese “Onufri”, e cila pretendon se librat e Ismail Kadaresë janë vjedhur, pasi – siç shton – vetëm kjo shtëpi botuese ka të drejtën ekskluzive të botimit të veprave të shkrimtarit.
Bujar Hudhri erdhi nga Tirana në Tetovë, ku parashtroi kallëzim penal ndaj Komunës.

“Arsyeja pse unë vij këtu të padis komunën është se është skandaloze që shteti të merr një mall të vjedhur dhe ta dhuroj. Unë do padis komunën e Tetovës sepse unë nuk njoh dikë që e ka bërë. E atë që thoni se e kanë blerë shkollat, e ka blerë komuna dhe i dhuron. Libri i Ismail Kadaresë, libri ikonë i tij Gjenerali i Ushtrisë së vdekur është botuar me kopertinë tjetër dhe me emër shtëpia botuese Rilindja, kurse gjithë e dimë se Onufri ka të drejtën ekskluzive të Kadaresë”, deklaroi Hudhri.

Nga Komuna e Tetovës hedhin poshtë akuzat, duke thënë se as Komuna dhe as kryetari Kasami nuk kanë blerë libra.

“Librat janë blerë nga vetë shkollat e mesme, me mjetet e tyre, dhe janë blerë nga shtëpia botuese Çabej në Tetovë. Ne si komunë nuk kemi blerë libra, e aq më pak kreu i komunës. Një postim i tij në rrjetin social thotë se kreu i komunës ka shitur libra dhe kjo është një e pa vërtetë e madhe. Kryetari ditën premte ka qenë në shkollat e mesme për të parë furnizimin me libra që janë blerë nga vetë shkollat e mesme. Nëse vërtetohet konstatohet se ka shkelje të drejtave autoriale sigurisht se do të tërheqim librat”, tha Alili.

Po ashtu, nga Komuna thanë se, nëse Shtëpia Botuese “Onufri” nuk kërkon falje publike për akuzat ndaj Kasamit, do të parashtrojnë padi penale. Ndryshe, Komuna e Tetovës disa ditë më parë shpalli shkrimtarin Ismail Kadare qytetar nderi.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png