Marrëdhëniet e sigurisë mes Izraelit dhe Shqipërisë po hyjnë në një fazë të re, pasi kompania izraelite e mbrojtjes Elbit Systems do të furnizojë Tiranën me sisteme artilerie të avancuara, përfshirë topa, mortaja dhe dronë.
Kështu raportoi të mërkurën gazeta izraelite Haaretz, duke cituar burime zyrtare.
Sipas gazetarit Oded Yaron, marrëveshja është nënshkruar mes qeverisë së Izraelit dhe asaj të Shqipërisë, dhe përfshin furnizimin me topa ATMOS 155 mm, të montuar në kamionë, mortaja SPEAR 120 mm dhe dronë taktikë të modeleve Magni X dhe Thor.

Marrëveshja mes vendeve
Edhe pse vlera e marrëveshjes nuk është bërë publike, sipas çmimeve të mëparshme të publikuara nga Elbit, një sistem i vetëm artilerie mund të kushtojë rreth 5 milionë dollarë.
Në marrëveshje parashikohet gjithashtu bashkëpunimi me kompaninë shtetërore shqiptare “KAYO”, e ngritur për të zhvilluar industrinë kombëtare të mbrojtjes.
Sipas marrëveshjes me Izraelin, Elbit do t’i furnizojë fillimisht Shqipërisë me dhjetë dronë, dhe më pas do ta ndihmojë në ngritjen e linjave të prodhimit të dronëve, si dhe të linjave të montimit për sistemet e artilerisë.
Haaretz thekson se marrëveshja aktuale është një hap tjetër në forcimin e bashkëpunimit të sigurisë mes dy vendeve dhe lidhet me memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunim mbrojtës, të nënshkruar në korrik mes Tiranës dhe Tel Aviv-it.
Marrëveshja pritet të sigurohet nga ASHRA, kompania shtetërore izraelite për sigurimin e rreziqeve të tregtisë së jashtme.

Më në detaje
Elbit po shfaqet si një nga përfitueset kryesore të këtyre marrëdhënieve që po forcohen.
Dronët Magni-X mund të mbahen në shpinë dhe, sipas Elbit, kanë aftësi tërësisht autonome, që u lejon të vazhdojnë fluturimin edhe në zona me ndërprerje të forta të sinjalit GPS.
Magni-X mund të mbajë një ngarkesë deri në 1.5 kilogramë, duke përfshirë kamera ditë-natë dhe sensorë të tjerë. Ai mund të qëndrojë në ajër deri në 60 minuta pa ndërprerje.
Ushtria britanike bleu nga Elbit dronë Magni-X rreth dy vite më parë, dhe së fundmi është raportuar se edhe ushtria austriake ka blerë qindra dronë nga e njëjta seri.
Dronët Thor kanë një kapacitet peshe deri në 15 kilogramë, përfshirë pajisje fotografimi ose një sistem “TerminaTHOR” për hedhjen e pesë mini-bombave nga ajri.
Koha maksimale e fluturimit për Thor, kur nuk mbart ngarkesë të rëndë, është rreth 70 minuta.