Lajme

Nëse shkon sipas planit, Shqipëria mund të përballet me Maqedonine në Play-Off

Përllogaritje të cilat aktualisht e kanë kthyer Shqipërinë në një “tifoze” të Belgjikës kundër Maqedonisë së Veriut, duke shpresuar që dy skuadrat të ndryshojnë vendet që mbajnë aktualisht në Grupin J. Maqedonasit, me 6 ndeshje të luajtura, kanë 12 pikë dhe mbajnë vendin e parë, të ndjekur nga belgët me 11 pikë pas 5 ndeshjesh dhe më pas uellsianët me 10 të tilla po me 5 ndeshje.

Shqipëria, e cila në situatën aktuale sipas renditjes së FIFA-s e sheh veten e para në vazon e tretë në shortin e play-off, do të ishte më e favorizuar në rrugëtimin e saj nëse Maqedonia e Veriut do të renditej e dyta dhe Belgjika e para në këtë grup duke shkuar direkt në Botëror. Kjo, pasi në këtë mënyrë, do të kishte lëvizje në radhitjet në vazo dhe kuqezinjtë do të ngjiteshin në vazon e dytë.

Avantazhi i vazos së dytë është se ekipet e saj janë pritëse në gjysmëfinalet e play-off që luajnë në mars 2026 përballë skuadrave nga vazo e tretë. Dhe padyshim zhvillimi i ndeshjes ndaj një ekipi të vazos së tretë në “Air Albania” do të ishte një ndihmesë e jashtëzakonshme në rrugëtimin drejt objektivit historik të kualifikimit në Botëror.

SITUATA E PLAY-OFF PAS NDESHJEVE TË RAUNDIT TË 7

300600-Banner-AKi

VAZO 1: Belgjikë, Itali, Turqi, Ukrainë

VAZO 2: Poloni, Çeki, Hungari, Skoci

VAZO 3: Shqipëri, Irlandë e Veriut, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

VAZO 4: Uells, Rumani, Suedi, Moldavi

DIK-300x250-AL

3sgIgLJ.png