Ishte më shumë se një takim, ishte frymë, ishte energji, ishte shpresë!
Rinia e Strugës është zemra që rreh më fort për këtë qytet. Janë ata që nuk kërkojnë privilegje, por mundësi. Nuk duan premtime, por hapësirë për të krijuar, për të jetuar, për të ndërtuar këtu e jo në gurbet.
Në çdo sy të atyre të rinjve pashë vendosmërinë për ta çuar përpara Strugën, me ide të reja, me guxim dhe me besim se ndryshimi fillon nga ne.
Unë besoj te kjo Rini. Dhe kjo Rini beson te Struga.
Le ta kthejmë bashkë energjinë e kësaj nate në veprim!
Sepse e ardhmja e Strugës ka emrin e RINISË, ka shkruar kandidati i AKI-së për Strugën Arsim Dalipi