Lajme

SHQIPËRI E MADHE në Serbi, një “shqiponjë” ndez zemrat kuqezi dhe na shtyn drejt Botërorit – VIDEO

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë. Shqipëria mori hak për atë dhunë të paprecedentë 11 vite më parë.

Manaj mori hak për atë penallti të humbur. Kuqezinjtë marrin një fitore historike dhe mbajnë gjallë ëndrrën për në Botëror.

Sfida e luajtur në tokën serbe solli vetëm festë shqiptare, pavarësisht provokimeve të njëpasnjëshme dhe koreve të turpshme nga ana e tifozëve vendas.

Në minutat e para serbët u dukën më kërkues, gjithsesi kuqezinjtë reaguan shumë shpejt duke provuar disa herë me anë të krosimeve të Asllanit.

Ishte pikërisht një nga këto të fundit, që në fund të pjesës së parë sollën dhe festën kuqezi. Rey Manaj, sulmuesi që u kritikua për penalltinë e humbur në Tiranë, ishte në kohën e duhur dhe në vendin e duhur që me të djathtën të lëshonte një gjuajtje të pakapshme për Petrovic, duke kaluar në avantazh kuqezinjtë.

Festa me shqiponjë e sulmuesit shqiptar “tërboi” dhe më shumë serbët, që nuk dinin më çfarë koresh raciste të këndonin.

300600-Banner-AKi

Në pjesën e dytë, serbët tentuan të barazonin sfidën, por në çdo rast Strakosha u tregua i vëmendshëm dhe i kujdesshëm për të ndalur çdo aksion të vendasve.

Pas vërshëllimës së fundit, shpërtheu sërish festa kuqezinjtë, me Shqipërinë që qëndron kështu në vendin e dytë të Grupit K me 11 pikë, 4 më shumë se serbët.

REZULTATI:

SERBI 0-1 SHQIPËRI

Manaj 45+1′

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif