Një studim i fundit ka zbuluar se disa aplikacione të njohura të AI përdorin taktika manipulimi emocional për t’i penguar përdoruesit të largohen nga platformat e tyre. Sipas studiuesve, këto programe shfrytëzojnë deklarata me ngarkesë emocionale, duke krijuar ndjesinë e afërsisë dhe varësisë tek përdoruesit – një strategji tipike njerëzore që tani po adoptohet nga makinat.
Zbulimi po shihet si një paralajmërim shqetësues për njerëzimin, ndërsa ekspertët theksojnë se varësia e njerëzve ndaj AI po rritet me shpejtësi, qoftë në punë apo në jetën personale.
Edhe “kumbari i AI”, Geoffrey Hinton, ka paralajmëruar më herët se mënyra e vetme për të mbajtur kontrollin ndaj teknologjisë mund të jetë krijimi i një “instinkti” brenda sistemeve të ardhshme të AI-së, por sipas studiuesve të Harvardit, ky hap mund të ketë ardhur tepër vonë. Ky studim shton edhe një kapitull të ri në debatin global për etikën, kontrollin dhe ndikimin emocional të AI-së, ndërsa teknologjia bëhet çdo ditë e më “njerëzore”.