Kandidati për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, sonte zhvilloi një takim me banorët e lagjes Migjeni, ku atmosfera u karakterizua nga energji, entuziazëm dhe besim.
“Sonte në Migjeni vendosëm vulën e fitores! Nga zemra e Tetovës po vjen e ardhmja dhe shpresa e qytetit,” deklaroi Rexhepi, duke u shprehur mirënjohës për përkrahjen e madhe që po merr nga qytetarët.
Takimi u mbyll me thirrjen e tij për unitet dhe përkushtim nën moton #BashkëPërTetovën.