Lajme

VMRO ofron Qeveri me AKI-në, pas zgjedhjeve lokale rikonstruim i Qeverisë, por pa zgjedhje të parakohshme

Burime brenda partive thonë thonë se ka bisedime mes përfaqësuesve të VMRO-së dhe partive të koalicionit AKI, për formimin e një Qeverie pas zgjedhjeve lokale. Nga partia e kryeministrit Hristian Mickoski kërkojnë që Qeveria të formohet përmes një rikonstruimi, ose zgjedhje të Qeverisë së re pa pasur nevojë të mbahe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Por, burimet tona bëjnë të ditur se brenda AKI ka zëra pro dhe kundër këtij propozimi. Sipas një grupi zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për të dobësuar pozicionet e VMRO-së duke besuar se në zgjedhje do të bie numri i deputetëve të partisë më të madhe në pushtet dhe më lehtë do të kushtëzonin Mickoskin. Nga ana tjetër ka zëra që pranojnë edhe hyrjen në Qeveri pa zgjedhje, pasi vlerësojnë se nuk duhet humbur kohë dhe kjo periudhë duhet shfrytëzuar për rikthimin e proceseve në normalitet dhe shpejtimin e procesit euro integrues ku përfshihen edhe ndryshimet kushtetuese.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png