6 muaj pas arrestimit të Jelena Gjukanoviqit, punonjëse në misionin e OSBE-së në Kosovë, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë për spiunazh ndaj saj.
Dukagjini ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare, duke kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, qasje në këtë aktakuzë, të cilën ky institucion e ka ofruar por pothuajse të tërën të redaktuar.
Në këtë dokument, dy faqesh nuk jepet asnjë detaj më shumë sesa që ishte njoftimi i PSRK-së, që tregonte se e njëjta kishte siguruar dhe ka shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Republikës së Serbisë.
Por detaje për komunikimet që kishte pasur Gjukanoviq, me “shefin” e saj, paraqiten në aktakuzën ndaj tashmë të dënuarit për spiunazh Aleksandër Vllajiq


