SPB Manastir ka zbardhur rastin e dhunës ndaj një shtetasi suedez, pas marrjes me forcë të një bluze – pason kallëzim kundër pesë personave, njoftojnë nga MPB.
“Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, SPB Manastir ka zbardhur rastin e marrjes me forcë të një bluze nga një shtetas i Suedisë, me qëndrim në Dibër. Janë identifikuar autorët dhe me ta janë zhvilluar biseda zyrtare në stacionin policor. Bëhet fjalë për katër 17-vjeçarë dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Manastiri. Me urdhër gjyqësor, janë kryer kontrolle në shtëpitë e tyre, ndërsa gjatë bisedës në polici ata e kanë pranuar veprën.
Më 28.08.2025, rreth orës 19:50, në SPB Manastir, S.H.D. (32) nga Suedia, me qëndrim në Dibër, ka raportuar se në rrugën “Shirok Sokak” në Manastir, disa persona i janë afruar dhe kanë tentuar t’ia heqin bluzën që mbante, në të cilën ishte i vizatuar një shqiponjë në pjesën e përparme dhe të pasme. Sipas kallëzimit, ai e ka hequr dhe ua ka dorëzuar bluzën, pasi ka parë se nuk mund të mbrohej.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale sipas nenit 319 të Kodit Penal – “nxitje urrejtjeje, përçarjeje ose mosdurimi mbi bazë kombëtare, racore, fetare ose tjetër diskriminuese”.”