Lajme

Prof. Dr. Ismet Salihu e vizitoi Universitetin e Tetovës

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli e priti në takim Prof. Dr. Ismet Salihun, njërin nga emrat më të shquar të jurisprudencës shqiptare, i shoqëruar nga Prof. Dr. Fejzulla Berisha dhe Prof. Dr. Nijazi Halili.

Prof. Dr. Ismet Salihu, bashkëpunëtor i afërt i themeluesit dhe rektorit historik të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, ka dhënë kontribut të çmuar si ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Tetovës që nga themelimi i tij.

Takime të tilla përfaqësojnë vlerë të shtuar për misionin dhe vizionin zhvillimor të Universitetit të Tetovës, duke forcuar lidhjen me figurat dhe personalitetet të cilët kanë ndikuar në ngritjen e arsimit shqip në hapësirat tona.

Me këtë rast, Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli e përgëzoi Prof. Dr. Nijazi Halilin për botimin “Ndritësit e Kombit”, ku është përfshirë edhe institucioni ynë, duke e cilësuar këtë si një kontribut të çmuar për ruajtjen e kujtesës historike dhe vlerave kombëtare.

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif