Lajme

Kronika e zezë në Pollog për ditën e martë

Më 12.08.2025, në orën 12:00, në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria 40-vjeçaren Z.J. nga fshati Xhepçisht i Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të dënueshme sipas nenit 235 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Ajo është ndaluar në stacionin policor, pasi që tek ajo janë gjetur sende që kanë burim nga vepra penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të vijojë parashtresë adekuate.

……

Më 12.08.2025, në orën 20:00, në një fshat të Tetovës, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Kamjan, kanë privuar nga liria personat J.M. (36) dhe F.M. (44) nga ky fshat, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se ata e kishin sulmuar fizikisht gruan dhe kunatën e tyre 37-vjeçare, si dhe babain dhe vëllain e saj. Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të hartohet parashtresë adekuate.

……

Më 12.08.2025 në orën 22:00, në një fshat të Tetovës, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Kamjan, kanë privuar nga liria personin I.B. (55) nga ky fshat, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se rreth orës 19:30 në oborrin e xhamisë në fshat, ai e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij 60-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të hartohet parashtresë adekuate.

……

Më 12.08.2025 në orën 23:00, në Departamentin Policor të Tearcës, personi V.M. (19) nga fshati Staro Sellë e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 22:00 në oborrin e shkollës në fshat, ai ishte sulmuar fizikisht nga personi S.A. nga i njëjti fshat, i cili gjithashtu kishte përdorur një send të fortë dhe i kishte dëmtuar automjetin. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Më 13.08.2025 në orën 00:00 në SPB Tetovë, 22-vjeçarja E.A. nga Tetova, ka raportuar se ditën e mëparshme rreth orës 23:30 në rrugën “Iliria” në Tetovë, një femër e kishte sulmuar fizikisht dhe kishte

goditur automjetin e saj “Ford”, pas së cilës ajo i ishte kundërpërgjigjur. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Më 12.08.2025 në orën 17:00 në SPB Tetovë, një 44-vjeçar nga një fshat i Tetovës, ka raportuar se ishte mashtruar nga një person nga një fshat tjetër i Tetovës, për shumën prej 1,000 eurosh. Sipas denoncimit, pasi personi i kishte bërë dhe montuar një pjesë të dyerve të dhomave të porositura, gruaja e tij i kishte dhënë paratë në prill të vitit 2024 dhe ishin marrë vesh që pjesën tjetër të parave t’ia jepte kur ta përfundonte punën. Por, deri në ditën e denoncimit, ai nuk e kishte përfunduar punën, as nuk i kishte kthyer paratë. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

……

Më 12.08.2025, në orën 08:20, në DPB Gostivar, personi Sh.F. (53) nga Gostivari raportoi se bashkëshortja e tij A.F. (54) ishte larguar nga shtëpia. Janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e personit.

……

Më 12.08.2025 rreth orës 16:30 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-fshati Jazhincë, në fshatin Dobrosht të Tetovës, automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.F. (85) nga fshati Dobrosht, ka goditur automjetin e parkuar “BMW” me targa gjermane, i cili ishte parkuar nga A.S. (28) nga fshati Pallaticë. Në aksident, S.F. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Inspektimin në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Tetovë.

…….

Gjatë ditës së djeshme (12 gusht) në rajonin e SPB Tetovë është kryer kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të automjeteve. Gjatë kontrollit u zbuluan dhe sanksionuan gjithsej 20 drejtues automjetesh (TE-17 dhe GV-3) për parkim të parregullt, prej të cilëve 6 (TE-3 dhe GV-3) u morën me automjet të posaçëm “merimangë”. Janë sanksionuar edhe 60 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-42 dhe GV-18).

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png