Të paktën 38 palestinezë u vranë pas sulmeve ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës gjatë natës, sipas mjekëve palestinezë.
Sipas agjencisë së mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi, avionët luftarakë izraelitë goditën disa vende, duke përfshirë një shkollë në qytetin lindor të Gazës dhe një stacion karburanti të braktisur që strehonte familjet e zhvendosura.
Ai shtoi se ekipet e shpëtimit po përballeshin me vështirësi të mëdha për të arritur tek të plagosurit për shkak të mungesës së pajisjeve dhe intensitetit të bombardimeve.
Sulmi vjen pasi Izraeli lëshoi një urdhër gjithëpërfshirës për evakuimin e civilëve në Gaza, ndërsa udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke kërcënuar me veprime nëse kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të vazhdonte me qëllimin e tij për të “marrë kontrollin” e të gjithë Gazës.
Netanyahu e përshkroi deklaratën si një “çmim të madh” për Hamasin.
Më parë, Izraeli tha se do të lejonte një “sasi bazë” ushqimi në Gaza, duke i dhënë fund një bllokade 11-javore të ndihmës.
Por shefi i ndihmës së Kombeve të Bashkuara, Tom Fletcher, tha se sasia e ndihmës ishte një “pikë në oqean”, në krahasim me atë që nevojitet urgjentisht.
Lufta u shkaktua nga sulmet e udhëhequra nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023. 1,200 persona u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng.
Rreth 58 pengje mbeten në Gaza, dhe vetëm 23 prej tyre besohet se janë gjallë.
Të paktën 53,486 palestinezë janë vrarë gjatë fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Leave a Reply