Më 07.08.2025, në orën 16:05, pranë një stacioni për ndalim të autobusëve në rrugën “Iliria” në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin Z.T.(57) nga zona e Tetovës, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se ai po masturbonte para disa qytetarëve në rrugë. Ai u dërgua në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të bëhet parashtresë përkatëse.
……
Më 08.08.2025 në SPB Tetovë, personi A.D.(22) nga Tetova, ka raportuar se rreth orës 21:30, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ai ishte sulmuar fizikisht para një objekti hotelerik në Tetovë nga personat M.J. nga Tetova, M.A. nga Shkupi dhe dy persona të tjerë, të cilët përdorën një objekt të fortë, ndërsa M.J. e kërcënoi me një pistoletë. Sipas raportit, e dashura e tij u përpoq t’i ndante, por edhe ajo u sulmua nga këta persona. Pas masave të ndërmarra, M.J. dhe M.A. u ndaluan në Shkup dhe, pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet parashtresë përkatëse.
……
Më 08.08.2025 në orën 00:00, në rrugën “Vëllezërit Simoski” në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin S.B.(56) nga Tetova, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se rreth orës 23:25, pas një grindjeje për shkak të problemeve familjare, ai e kërcënoi dhe u përpoq ta sulmojë me një mjet të mprehtë personin K.M.(42) nga Tetova. Ai është dërguar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të bëhet parashtresë përkatëse. Mjeti i mprehtë është marrë për procedurë të mëtejshme.
……
Më 07.08.2025 në orën 15:50 në Departamenti e Policisë Tearcë, B.A.(39) nga fshati Sllatinë e Tetovës, ka raportuar se ditën e mëparshme rreth orës 17:30 në fshat, ai ishte sulmuar fizikisht nga bashkëfshatarët e tij H.I. dhe Sh.I.. Po ndërmerren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më 07.08.2025 në orën 16:35 në DPB Gostivar vetë është paraqit personi S.R.(57) nga Gostivari. Më parë, ai ishte raportuar nga M.S.(40) nga Gostivari se rreth orës 14:30, pas një grindjeje verbale, e kishte sulmuar fizikisht. S.R. është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të bëhet parashtresë përkatëse.
……
Më 07.08.2025, efektivët e policisë nga Departamenti i Policisë Mavrovë, kanë arrestuar personin B.N.(30) nga Kërçova, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se ai kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive në një objekt hotelerie në Mavrovë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të bëhet parashtresë përkatëse.
……
Më 07.08.2025 në orën 20:50 në SPB Tetovë, është raportuar se në bulevardin “Ilinden” në Tetovë, një automjet “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.B.(67) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, kishte goditur këmbësorët G.T.T.(61) dhe S.N.(58), të dyja nga Tetova. Në aksident, G.T.T. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa S.N. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Me urdhër të prokurorit publik, është kryer inspektimi nga ekip i SPB Tetovë.
……
Gjatë ditës së djeshme (07 gusht), në zonën e SPB Tetovë është kryer një kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit, u zbuluan dhe sanksionuan gjithsej 36 shoferë (TE-22 dhe GV-14) për parkim të parregullt, nga të cilët 24 (TE-14 dhe GV-10) u morën nga një automjet special “merimangë”. Gjithashtu, u sanksionuan edhe 78 lloje të tjera shkeljesh në komunikacion (TE-45 dhe GV-33).