Lajme

Kronika e zezë nga Tetova dhe Gostivari për ditën e shtunë

Më 27.07.2025, në rrugën rajonale Tetovë – f. Zhelinë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin N.R. (44) nga Tetova sepse tek ai u gjet dhe u konfiskua materie e bardhë pluhuri. Ai është mbajt në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më 27.07.2025, në orën 04:15 në f. Sellarc e Epërme të Tetovës, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor Kamjanë e kanë privuar nga liria personin H.Z.(66) nga f. Sellarc e Epërme, sepse tek ai është gjet dhe u konfiskua marijuanë. Ai është mbajt në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më 26.07.2025, në orën 17:20 në Gostivar, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor për Sigurinë e Trafikun Rrugor Gostivar e kanë privuar nga liria personin D.A. (61) nga Gostivari. Gjatë marrjes së masave në lidhje me një aksident trafiku të ndodhur më parë, në të cilin ai kishte marrë pjesë, u konstatua se ai drejtonte automjetin nën ndikim të alkoolit, gjegjësisht iu matën 1.83 promilë alkool në gjak. Ai është mbajt në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.
……
Më 26.07.2025, në orën 23:40, në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat O.S. (20) dhe B.S. (24) nga f. Pallaticë e Tetovës, A.U. (21), J.U. (24) nga f. Debresh i Gostivarit, A.S. (25) nga f. Vërtok i Gostivarit, dhe K.O. (23), D.I. (25) dhe D.E. (21) nga f. Sellcë, sepse kanë prishë rendin dhe paqen publike me përleshje fizike mes vete, në të cilën D.E. nga f. Sellcë u lëndua me send të mprehtë. Ata janë mbajtë në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse. Hetimin në vendin e ngjarjes e kreu një ekip nga SPB Tetovë, dhe mjeti i mprehtë u gjet dhe u mor për procedurë të mëtejshme.
……
Më 26.07.2025, në orën 22:50, në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar e kanë privuar nga liria personin L.M. (25), duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se rreth orës 22:00, me përdorim të forcës fizike kishte kryer dëmtim të automjetit të pasagjerëve “Dacia” me targa të Gostivarit, pronësi e ELEM. Me këtë rast, u konstatua se ai ishte nën ndikim të alkoolit, gjegjësisht iu matën 1.99 promilë alkool në gjak. Ai është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
…….
Më 26.07.2025, në orën 16:40 në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria A.Q. (31) nga Republika e Shqipërisë, me vendbanim në rrethinën e Gostivarit, motrën e saj M.J. (22) nga rrethina e Tetovës, ndërsa më 27.07.2025 është privuar nga liria edhe shoqja e tyre E.I. (23) nga rrethina eTetovë, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm nga bashkëshorti 34-vjeçar i A.Q. se në periudhën gjatë qëndrimit në Itali, A.Q., M.J. dhe E.I. kishin incizuar dhe i kishin dërguar video me përmbajtje pornografike të djalit të tij trevjeçar. Ato u mbajtën në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse sipas neneve 201 dhe 193-a të Kodit Penal.
…….
Më 26.07.2025, në orën 16:45, në rrugën “Bane Veljanoski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin O.I. (40) nga Gostivari, sepse ka prishur rendin dhe qetësinë publike duke gjuajtur me pistoletë sinjalizuese në një festë familjare. Ai është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, pistoleta iu konfiskua dhe kundër tij do të pasojë parashtresë përkatëse.
……
Më 26.07.2025, në orën 15:30 në SPB Tetovë, personi A.SH. (20) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 15:00, para një objekti hotelerik në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, pas një grindjeje verbale, ishte sulmuar fizikisht nga A.A. (18) nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më 26.07.2025, në orën 10:10 në DPB Gostivar, personi SH.I. (40) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 09:50 në rrugën “Nikolla Parapunov”, pas një grindjeje verbale, ishte sulmuar fizikisht nga H.O. nga Gostivari, pas së cilës i ishte kundërpërgjigjur. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png