Lajme

Xhepçisht: Arrestohet 33-vjeçari – u gjet me një 13-vjeçare të raportuar si e zhdukur

Më 18.07.2025 në orën 05.30 në fshatin Xhepçisht të
Tetovës, punonjës të policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria
personin S.M. (33) nga fshati Xhepçisht. Tek ai është gjetur vajza
13-vjeçare nga një fshat i Tetovës, për të cilën më parë nëna e saj
44-vjeçare kishte denoncuar se ishte larguar nga shtëpia. Për
ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe është përfshirë edhe
shërbimi i Qendrës për Punë Sociale Tetovë. Ai është ndaluar në
stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas
dokumentimit të rastit kundër tij do të bëhet një kallëzim përkatës
sipas nenit 190-a të Kodit Penal.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png