Lajme

Kronika e zezë nga Pollogu për ditën e mërkurë

Më 17.07.2025 në orën 03:50, në një objekt hotelierik në Tetovë, punonjësit e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar personin Xh.M. (44) nga Tetova. Gjatë një kontroll aksion në periudhën nga ora 01:00 deri në 04:00, në objektin e tij hotelierik në rrugën “Vëllezërit Milladinovi”, përgjatë autostradës Gostivar-Tetovë, punonjësit e policisë të SPB Tetovë kanë gjetur 11 femra të moshës 20 deri në 53 vjeç, nga të cilat gjashtë shtetase maqedonase dhe pesë shtetase të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, të cilat punonin në objektin hotelierik. Shtetaset e huaja janë ndaluar në stacion policie për procedura të mëtejshme për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik. Në stacion policie është ndaluar edhe Xh.M. dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës sipas nenit 212 të Ligjit për të Huajt – “ndihma ndaj të huajve për qëndrim të paligjshëm”.

……

Më 16.07.2025 në orën 20:30, në rrugën “18-Nëntori” në Gostivar, punonjësit e policisë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin A.M. (27) nga Gostivari. Ai dyshohet se më 07.07.2025 ka kryer veprën penale vjedhje të një trotineti elektrik nga S.D. (31) nga Gostivari. Trotineti i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronares, ndërsa A.M. është ndaluar në stacion policie dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë një kallëzim përkatës.

……

Më 16.07.2025 në orën 12:45, punonjësit e policisë të DPB Gostivar kanë arrestuar personin F.V. (30) nga Gostivari, i cili ishte i kërkuar me urdhër gjykate për vuajtjen e masës së paraburgimit për veprën penale sipas nenit 236 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës.

……

Më 16.07.2025 në orën 23:25, në një fshat të Tetovës, punonjësit e policisë të NjP Grupçin kanë privuar nga liria personat V.I. (24), R.I. (44), Sh.I. (44) dhe M.I. (40), të gjithë nga i njëjti fshat, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten gjegjësishtë nusen e tyre 26-vjeçare, si dhe motrën dhe prindërit e saj, duke mos e lejuar atë të marrë fëmijën e saj njëvjeçar.

Ata janë ndaluar në stacion policie për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do t’u bëhet një parashtresë përkatëse.

……

Më 16.07.2025 në orën 19:15 në SPB Tetovë, F.B. (34) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 17:30 në Tetovë, B. “pnj” nga Tetova, për shkak të mosmarrëveshjeve me bashkëshortin e saj, ka kërcënuar dy fëmijët e saj të mitur dhe ka tentuar t’i sulmojë me një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……

Më 16.07.2025 në orën 13:20 në SPB Tetovë, peroni M.Sh. (46) nga Tetova, ka denoncuar se në vendin e punës në një firmë private në Tetovë, pas një grindjeje të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga B.R. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Më 16.07.2025 në orën 16:00 në SPB Tetovë, një person 46-vjeçar nga një fshat i Tetovës, pronar i një firme private nga Tetova, ka denoncuar se është mashtruar nga M.S. nga Tetova, i cili përkohësisht qëndron jashtë vendit, ku është pronar i një firme me të njëjtin aktivitet. Sipas denoncimit, në fillim të vitit 2025, M.S. i ka kërkuar dhe janë dakorduar që t’i prodhojë materiale për një shumë prej 20.450 franga zvicerane, pas së cilës materialet përmes një firme tjetër private për transport janë dërguar jashtë vendit dhe pasi është lëshuar fatura, M.S. përmes llogarisë bankare i ka paguar vetëm një pjesë të parave në vlerë prej 5990 franga zvicerane. Siç është denoncuar, ai më pas ka tentuar të kontaktojë me të, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

…….

Më 17.07.2025 në orën 02:15, punonjësit e policisë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.A. (51) nga Gostivari, i cili një ditë më parë në orën 22:45 ishte denoncuar nga një 59-vjeçar nga Gostivari se më 12.07.2025 rreth orës 16:00 i kishte kërkuar në shërbim automjetin e tipit “Mazda” me targa të Gostivarit për të shkuar në vizitë tek të afërmit e tij. Sipas denoncimit, ai ia kishte dhënë automjetin, por deri në momentin e denoncimit M.A. nuk ia kishte kthyer automjetin dhe nuk i ishte përgjigjur thirrjeve. Ai është ndaluar në stacion policie për procedura të mëtejshme, ndërsa automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit.

……

Gjatë ditës së djeshme (16 korrik) në rajonin e SPB Tetovë është kryer kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 59 shoferë (TE-48 dhe GV-11) për parkim të

parregullt, nga të cilët 21 (TE-16 dhe GV-5) janë ngritur me automjet special karrotrec. Gjithashtu janë sanksionuar 111 lloje të tjera shkeljesh në komunikacion (TE-67 dhe GV-44).

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png