EVN Maqedoni dhe Instituti i Inxhinierisë së Maqedonisë nënshkruan marrëveshje për partneritet strategjik, me çka vendosën themelet e para për bashkëpunim që synon lehtësimin dhe promovimin e kërkimeve dhe iniciativave inxhinierike, inovacioneve, projekteve të qëndrueshme, si dhe mbështetjen e zhvillimit të zgjidhjeve inxhinierike që janë në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Fusha e këtij bashkëpunimi përfshin gjithashtu shkëmbimin e përvojave, bursat dhe zhvillimin profesional përmes punës praktike dhe mundësive të punësimit për studentët dhe inxhinierët e rinj.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Bordi i Drejtues i EVN Maqedoni dhe udhëheqësit e Institutit të Inxhinierisë së Maqedonisë.
“Ky partneritet strategjik do të promovojë shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës, si dhe do të formësojë të ardhmen e energjisë në vend”, tha kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Vollfgang Maier. “Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një hap përpara drejt arritjes së qëllimeve tona afatgjata dhe angazhimit ndaj inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe popullarizimit të profesionit të inxhinierisë në Maqedoni”, tha kryetari i Institutit të Inxhinierisë së Maqedonisë, z. Andrej Lepavcov.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, EVN Maqedoni zyrtarisht u bë partner i një institucioni inxhinierik, historia e të cilit daton që nga viti 1920 kur u formua në Shkup.