Lajme

Cilat janë shenjat që nuk duhet t’i injoroni nëse keni mungesë hekuri?

Hekuri është një mineral thelbësor për shëndetin e përgjithshëm. Ai luan një rol kyç në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe në mbështetjen e sistemit imunitar.

Trupi përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë, një proteinë që ndodhet në qelizat e kuqe të gjakut dhe që ndihmon në transportimin e oksigjenit në të gjithë trupin. Kur nuk ka mjaftueshëm hekur, prodhohet më pak hemoglobinë, duke shkaktuar anemi një gjendje që mund të ndikojë ndjeshëm në funksionimin e trupit.

Ndjenjë lodhjeje –  Lodhja është simptoma më e zakonshme e mungesës së hekurit, por është gjithashtu më e vështira për t’u zbuluar për shkak të stilit të jetesës së ngarkuar dhe stresuese. Mungesa e hekurit bën që indet të kenë më pak oksigjen, kështu që trupi privohet nga energjia që i nevojitet. Nëse lodhja përzihet me ndjenjën e dobësisë, irritueshmërisë ose pamundësisë për t’u përqendruar, atëherë kjo mund të lidhet me mungesën e hekurit.

Ngjyrë e zbehtë –  Hemoglobina i jep gjakut ngjyrën e kuqe, që do të thotë gjithashtu se i jep lëkurës ngjyrën rozë. Prandaj, nivelet e ulëta të proteinës mund t’ju bëjnë të dukeni të zbehtë. Por, pavarësisht ngjyrës së lëkurës, nëse pjesa e brendshme e buzëve, mishrave të dhëmbëve dhe pjesa e brendshme e qepallave të poshtme janë më pak të kuqe se zakonisht, shkaku mund të jetë niveli i ulët i hekurit.

Ndjenjë shqetësimi pa asnjë arsye – Mungesa e hekurit mund t’ju bëjë të ndiheni edhe më të shqetësuar. Mungesa e oksigjenit përshpejton sistemin nervor simpatik të trupit tuaj, i cili është si pedali i gazit i trupit.

Sindroma e këmbëve të shqetësuara – Rreth 15% e njerëzve me sindromën e këmbëve të shqetësuara kanë mungesë hekuri. Sa më të ulëta të jenë nivelet e hekurit, aq më keq janë simptomat.

Keni një tiroide joaktive – Mungesa e hekurit ngadalëson funksionin e tiroides në trupin tuaj dhe bllokon efektet e saj në rritjen e metabolizmit. Hipotiroidizmi shpesh nuk vihet re, që do të thotë se shumë njerëz as nuk e dinë që kanë një sëmundje të tiroides.

Gjuha juaj duket e çuditshme – Nivelet e ulëta të hekurit mund të ulin nivelet e mioglobinës, një proteinë në qelizat e kuqe të gjakut që mbështet shëndetin e muskujve, duke përfshirë muskujt që përbëjnë gjuhën. Mund ta bëjë gjuhën të lënduar, të inflamuar dhe çuditërisht të lëmuar.

Ju bien flokët – Nëse vini re një sasi të pazakontë të rënies së flokëve, kjo mund të jetë një simptomë e mungesës së hekurit. Mungesa e hekurit, veçanërisht kur përparon në anemi të plotë, mund të shkaktojë rënie të flokëve. Kjo ndodh sepse e dërgon trupin tuaj në gjendje mbijetese, kështu që trupi juaj e kanalizon oksigjenin për të mbështetur funksionet jetësore në vend që t’i mbajë flokët të paprekur.

Si të merrni më shumë hekur – Nevojat për hekur nuk janë të njëjta për të gjithë, veçanërisht për gratë. Sasia varet nga mosha juaj, nëse jeni shtatzënë, sa të shpeshta janë periodat tuaja dhe madje edhe nga pesha juaj. Është më mirë të kërkoni ndihmë profesionale për të ditur se cilat ushqime ose edhe suplemente funksionojnë për ju.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png