Forcat e armatosura të qeverisë së Yemen-it, të mbështetur nga SHBA-të, sekuestruan një ngarkesë të madhe municionesh të përparuara iraniane në rrugën e tyre drejt territorit të kontrolluar nga Houthi-t.
Komanda Qendrore e SHBA-ve e quan “sekuestrimin më të madh të armëve konvencionale të përparuara iraniane në historinë e Forcave Kombëtare të Rezistencës së Yemen-it”.
NRF-ja kapi dhe sekuestroi mbi 750 tonë municione dhe pajisje, duke përfshirë qindra raketa të përparuara lundrimi, anti-anije dhe anti-ajrore, koka luftarake dhe raketa kërkuese, pjesë, si dhe qindra motorë dronësh, pajisje mbrojtëse ajrore, sisteme radarësh dhe pajisje komunikimi.
Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-ve, Gjenerali Michael Kurilla, lëshoi një deklaratë, duke thënë se amerikanët “përgëzojnë forcat legjitime qeveritare të Yemen-it të cilat vazhdojnë të ndalojnë rrjedhën e municioneve iraniane që shkojnë për Houthi-t”.
Sipas Kurilla-s, “ndalimi i kësaj dërgese masive iraniane tregon se Irani mbetet aktori më destabilizues në rajon. Kufizimi i rrjedhës së lirë të mbështetjes iraniane për Houthi-t është kritik për sigurinë, stabilitetin dhe lirinë e lundrimit rajonal”.
Sipas NRF-së, dërgesa përmbante manuale në gjuhën persi dhe shumë nga sistemet ishin prodhuar nga një kompani e lidhur me Ministrinë iraniane të Mbrojtjes, e cila është e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.