Lajme

Banka Popullore i ulë kompensimet për bankat, tani bankat duhet t’i ulin provizionet për qytetarët

Banka Popullore i uli kompensimet për bankat, dhe tani pritet që ato të ulin provizionet për qytetarët dhe bizneset. Guvernatori Trajko Slaveski pret një reagim të shpejtë nga bankat, por edhe pse vendimi i bankës qendrore hyn në fuqi në gusht – nuk ka afat se kur duhet të ndodhë ulja e provizioneve. Nuk dihet as për sa do të jenë këto ulje, pasi, sipas Slaveskit, është vendim i secilës bankë në mënyrë të pavarur.

Vendimi hyn në fuqi më 1 gusht të këtij viti, pas së cilës presim që bankat të tregojnë mirëkuptim për interesin publik dhe për përfitimet që do të ketë ekonomia në tërësi nga shërbimet pagesore të thjeshta, të qasshme dhe të lira në shtet”, tha Trajko Slaveski, guvernator i Bankës Popullore.

Megjithëse disa banka tashmë kanë dërguar lista të reja çmimesh me provizione më të larta për klientët, Slaveski pret korrigjime të shpejta në kahun e uljes së provizioneve bankare.

“Mendoj se – pa spekuluar tani – për shkak të detyrimit për të njoftuar dy muaj përpara, bankat i kanë bërë këto ndryshime para konsultimeve që kemi pasur ne, dhe mendoj se gjërat do të shkojnë në drejtimin që të gjithë e dëshirojmë dhe për të cilin kemi punuar”, tha Slaveski.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png