Lajme

Kronika e Zezë nga Pollogu për ditën e hënë

Më 14.07.2025 në orën 23:10 në fshatin Turçan i Vogël i gostivarit, efektivët e policisë së DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personat F.Z.(32) dhe H.S.(20), të dy nga Gostivari. Gjatë kontrollit të automjetit të tyre ,,Suzuki” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga F.Z. ku H.S. ishte si pasagjer, tek ata u gjet dhe u konfiskua një substancë e ngurtë e bardhë dhe para. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të përgaditet parashtresë përkatëse.

……

Më 14.07.2025 në orën 17:20 në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë, në vendin e quajtur Hani i Zhirovnicës, efektivët e Policisë të NjP Rostushë, kanë arrestuar personin V.K. (47) nga Shkupi, tek icili është gjet marihuanë. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.

……

Më 14.07.2025 në orën 18:00 në SPB Tetovës, personin Xh.N. (54) nga Tetova, ka raportuar se një punonjëse e një dyqani Tobako, ka kryer vepër penale “shërbim pijesh alkoolike të miturve” e dënueshme sipas nenit 204 të Kodit Penal. Sipas raportit, rreth orës 10:00 vajza e tij e mitur kishte blerë dy shishe pijesh alkoolike prej saj dhe pasi kishte shkuar në pishinë me dy shoqet e saj të mitura, pas së cilës ajo dhe njëra nga shiqe kishin konsumuar pijet dhe kishin humbur ndjenjat dhe ishin dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku iu dha ndihma mjekësore. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.

……

Më 14.07.2025 në orën 16:45 në SPB Tetovë, personi F.S. (26) nga Tetova ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 22:40 në një fushë futbolli në dalje nga Tetova është sulmuar fizikisht nga M.I. nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.

……

Më 14.07.2025 në orën 10:30 në NjP Tearcë, personi I.A. (44) nga fshati Dobrosht, ka raportuar se më datë 11.07.2025 rreth orës 21:00 në një objekt hotelerik në fshatin Dobrosht është sulmuar

fizikisht nga M.A. nga i njëjti fshat. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.

……

Më 15.07.2025 në orën 02:00 në SPB Tetovë, D.P. (23) nga fshati Brvenicë e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 00:10, pas një grindjeje të mëparshme në automjetin e D.K., ajo është sulmuar fizikisht nga D.K., e cila ishte me një person tjetër femër. Po merren masa për dokumentimin dhe sqarimin e rastit.

……

Më 14.07.2025 në orën 13:10 në Stacionin Policor të Gostivarit, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit kanë raportuar se personi I.S. (28) nga fshati Mavrovë, është sjellë tek ata me lëndime të rënda trupore. Sipas raportit, I.S. e ka pësuar lëndimin rreth orës 08:30 ndërsa ishte në punë në ESM (CHE) të Mavrovës në vendbanimin Hanet e Mavrovës. Zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Gostivarit kanë bërë fotografimin e vendit të ngjarjes.

……

Më 14.07.2025 në orën 13:40, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën lokale për në fshatin Zubovcë të Gostivarit, një motoçikletë e drejtuar nga K.M. (66) nga fshati Debresh i Gostivarit, ka dalë nga rruga. Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda në aksident dhe është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Një ekip inspektimi nga DPB Gostivarit ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes.

……

Gjatë ditës së djeshme (14 korrik), është krye një kontroll i automjeteve dhe shoferëve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 20 shoferë (TE-14 dhe GV-6) për parkim të paligjshëm, nga të cilët 17 (TE-12 dhe GV-5) janë tërhjekur me një automjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 55 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-32 dhe GV-23)

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png