Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të lejeve për ndërtim gjatë muajit maj, krahasuar me majin e vitit të kaluar. Në maj janë dhënë gjithsej 469 leje ndërtimi.
“Gjatë muajit maj të vitit 2025 janë dhënë 469 leje ndërtimi, që është për 80.4% më shumë krahasuar më muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke përfshirë edhe 1 037 banesa.
Më shumë se gjysma e lejeve janë për ndërtim të lartë (255), ndërsa te 237 lejet si investitor janë subjektet afariste.
“Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 7 868 401 000 denarë, që është për 34.1% më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.