Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka ndarë fotografi dhe pretendon se familjari i komandant Barutit, e ka rrahur sot në Bit Pazar.
“Personi i parë në të djathtë është personi që më ka sulmuar sot fizikisht. Sikur të vepronin ndaj kërcënimeve të cilat i kam publikuar, sot nuk do vinte qëllimisht dhe të më godiste.
Struktura të larta në MPB për momentin i përdorin të gjitha mekanizmat që ta mbrojnë personin dhe ta mbyllin rastin”, shkruan Arsovska.
