Lajme

Në Maqedoni regjistrohet viktima e dytë nga zjarret

Është shënuar viktima e dytë nga zjarret. Një person ka humbur jetën pranë një vatre zjarri afër fshatit Lozanovë, në komunën e Kriva Pallankës.

Trupi i pajetë u gjet sot nga zyrtarë policorë të SPB Kriva Pallankë, ndërsa në vendngjarje po kryhet hetim nga prokurori publik për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.

Para dy ditësh në komunën e Gjorce Petrovit në një stallë të kapluar nga zjarri u gjet i vdekur një person .

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png