Më 06.07.2025 në orën 18.00 në SPB Shkup është denoncuar se pranë urës mbi lumin Lepenc, në afërsi të Stacionit hekurudhor Gjorçe Petrov ka shpërthyer zjarr në bar të thatë, i cili është përhapur dhe ka përfshirë disa hapësira ndihmëse dhe stalla në të cilat ka pasur kafshë shtëpiake.
Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa në njërën nga hapësirat ndihmëse është gjetur një trup i djegur njeriu, si dhe trupa të djegur bagëtish.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Tragjedi në Gjorçe Petrov të Shkupit, nga zjarri humb jetën një person
