Top Story është ‘zhvendosur’ nga studio në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë. Grida Duma ka realizuar një intervistë të veçantë me imamin Bilal Teqja, i cili ka folur jo vetëm për ndërtimin e kësaj xhamie, por edhe për ritet dhe mënyrën sesi ai e drejton fjalën e tij ndaj besimtarëve.
“Ne nga feja e kemi që në momentin që njerëzit vijnë në xhami ditën e premte, ka engjëll që shkruajnë emrat e atyre që vijnë, dhe në momentin që imami nis të flasë, ata i lënë lapsat dhe dëgjojnë, dhe ne kemi edhe më shumë përgjegjësi.
Ne na rrit përgjegjësinë. Në fund kur japim këshilla, nuk është qëllimi që të gjykosh, por të përmirësojmë sa të mundemi. Në radhë të parë i flasim vetes tonë, dhe më pas njerëzve. Kam pasur tematika që dua t’i trajtoj, dhe kam parë veten që nuk jam mirë në zbatimin e tyre ne jetën time, dhe kam thënë ‘prit se nuk jam gati, ta zbatoj njëherë vetë dhe më pas të predikoj’. Fjala po nuk doli nga zemra, nuk hynë në zemra”, tha ai./ Top Channel