Lajme

Një 18-vjeçar dhe një i mitur nga Tetova janë privuar nga liria për kryerje të sulmit seksual ndaj dy të miturave

Më 02.07.2025 në orën 15:30 dhe 22:55, efektivët e policisë të SPB-së Tetovë dhe NjP Kamjan, në fshatin Sedllarcë e Epërme dhe në Tetovë, kanë privuar nga liria personin A.E. (18) dhe një të mitur, të dy nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit nga një 37-vjeçar nga Tetova se kishin kryer sulm seksual në mënyrë të përsëritur ndaj dy vajzave të saj të mitura, duke i filmuar ato me telefon celular dhe duke e detyruar njërën nga të miturat të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të tjerë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngrihen akuza përkatëse.

……

Më datë 02.07.2025 në orën 13:00 në SPB Tetovë, personi M.C.(25) nga Tetova ka raportuar se më 30.06.2025 rreth orës 02:00 në Bllokun 82 në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga V.L. nga Tetova, i cili gjatë sulmit ka përdorur edhe një send të fortë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png