Lajme

Zbulohet përgjimi: Dëmet në Iran shumë më pak nga sa pretendon Trump

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë përgjuar komunikime, që tregojnë se sulmet e fundit në vendet bërthamore iraniane shkaktuan më pak dëme sesa fillimisht kishte frikë Teherani, sipas zyrtarëve të informuar për këtë çështje.

Lajmin e raporton e përditshmja amerikane Washington Post, duke cituar burime zyrtare të Inteligjencës.

Mesazhet e përgjuara, që përfshijnë zyrtarë të lartë iranianë, sugjerojnë se ndërsa sulmet e qershorit – që i atribuohen gjerësisht Izraelit – arritën në vende të ndjeshme, infrastruktura thelbësore e programit bërthamor të Iranit mbeti kryesisht e paprekur.

Irani i ka dënuar publikisht sulmet, por nuk ka zbuluar shkallën e plotë të dëmit.

Gjetjet e SHBA-ve shihen si një sinjal se aftësitë bërthamore të Iranit mbeten funksionale, pavarësisht luftës në hije që po përshkallëzohet në rajon.

Sulmet, të cilat shënjestruan objekte të shumta, përfshirë vendet nëntokësore të pasurimit të uraniumit, janë pjesë e tensioneve në rritje mbi ambiciet bërthamore të Iranit dhe mbështetjen e supozuar për forcat rajonale të ndërmjetme.

Megjithëse Irani u zotua për hakmarrje, përgjigja e tyre qe e përmbajtur, në një goditje të paralajmëruar në bazën amerikane në Katar, e cila nuk shkaktoi dëme.

Mendohet se pikërisht siguria se uzinat bërthamore nuk janë dëmtuar në shkallë të gjerë, mund të ketë arsyeja e “vetëpërmbajtjes” iraniane.

As zyrtarët e SHBA-ve dhe as ata izraelitë ndërkohë nuk kanë komentuar zyrtarisht mbi këtë zhvillim të fundit.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png