Lajme

Nazarko: Lufta e Kosovës, bashkon Amerikën me Izraelin

“Ka një moment që e bashkon Amerikën me Izraelin, që është lufta e Kosovës. Është fakti që lobi hebre ka qenë përcaktues, në favor të çlirimit të Kosovës” ,- tha Mentor Nazarko, në emisionin “Një Shqipëri”.

Nisur nga kjo, ai ngriti pyetjen se, çfarë përjetimi kanë shqiptarët, kur shohin një zhvillim si të 1999-ëS, në ditët e sotme?

Ermal Hasimja, pedagog, tha se është e vështirë që të përcaktohet se çfarë qasje duhet që të kenë shqiptarët, pasi kemi të bëjmë me një çështje shumë më të komplikuar sesa konflikti aktual.

Sipas tij, çfarëdo që të bëjë një adminitratë amerikane ,borxhi moral ndaj SHBA-Së është i pashlyeshëm, kur bëhet fjalë për atë që bënë për Kosovën.

“Është e vështirë që të përcaktohet, se çfarë qasje duhet që të kenë shqiptarët. Kemi të bëjmë me një çështje shumë më të komplikuar sesa konflikti aktual. Të dish se çfarë ndodh në këtë moment, duhet të kthehesh në Luftën e Parë botërore, ku përcaktohen vijat ndarëse të fuqive të mëdha, strategjitë e ndërmarra e duke vijuar me marrëdhëniet e mëtejshme. Shqipëria dhe Kosova, nuk kanë rol vendimtar në këtë konflik dhe as një interes të drejtëpërdrejtë. Është ndryshe, kur flet për vende të tjera, si vendet e rajonit, që janë të prekura nga rreziku i destabilitetit. Ne jemi pak larg kësaj historie. Çfarëdo që të bëjë një administratë amerikane, borxhi moral ndaj SHBA-së është i pashlyeshëm, por dhe pa këtë borxh, shqiptarët janë me SHBA-në. Edhe sikur të mos e përkrahnin SHBA-në në mbyllje të një episodi të tillë do t’i ktheheshin asaj lidhjes shpirtërore,” – tha Hasimja.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png