Në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon u soll në vëmendje qëndrimi i Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) në ditët e sotme. Mevlut Derti, ekspert i sigurisë tha se, sot në Shqipëri ka 3 mijë anëtarë.
“Ne kishim të strehuar në Shqipëri, një opozitë iraniane, që e kemi ende. SHBA iu lut Shqipërisë, të strehojë këtë grup. Ata, nga bazat amerikane u strehuan në Shqipëri. Sot kemi 3 mijë anëtarë. Arritën t’i shpallin një luftë regjimit iranian” – tha Mevlut Derti, ekspert i sigurisë.
“Kjo që po ndodh sot, konsiderohet si një përpjekje për të rrëzuar regjimin. Ndërkohë, nuk ka thirrje nga MEK. Ose MEK-ut i është mbyllur goja, ose MEK-u ka heshtur, po bën diçka të paimagjinueshme; ose ka shkuar atje, ose po përpiqet të shkojë atje. Por siç shihet, kjo që po ndodh me MEK-un, në lidhje me konfliktin aktual? – pyet Nazarko.
Sipas Redion Qiriazit, MEK është një instrument i politikës amerikane.
“MEK është një instrument i politikës amerikane. Kjo lidhet me një nevojë të SHBA-së, që të mbajë lartë moralin dhe që t’i motivojë që, në të ardhmen, mund të jenë ata që të drejtojnë Iranin” – tha Redion Qiriazi, ekspert i çështjeve ndërkombëtare. “Irani ka menduar që vende si SHBA-ja e kanë gati shkresën, se çfarë do të thoshte kur bëhet sulm ndaj një vend të NATO-s” – tha eksperti i çështjeve ndërkombëtare,Qirjazi.