Një përleshje me thika ka ndodhur sonte në Çair.
Siç mësohet, përleshja ka ardhur pas një mosmarrëveshje paraprake, ku tre persona kanë përfunduar në Spital.
Të përfshirë në incident janë një 14-vjeçar nga Shkupi dhe personat S.R.(64) dhe B.S.(18), edhe këta nga Shkupi.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se incidenti ka ndodhur në udhëkryqin mes rrugëve “Cvetan Dimov” dhe “Xhon Kenedi”, rreth orës 19:48.