Lajme

EKSPERTI i sigurisë zbulon PLANIN e Iranit për të goditur Shqipërinë me raketa: Ja qyteti që ishte shënjestruar

Shqipëria është pozicionuar krah Izraelit në luftën ndaj Iranit, për arsye historike të ditura, por edhe për shkak se vendi ynë strehon muxhahedinët, kundërshtarët e regjimit të Iranit.

Muxhahedinët strehohen në një kamp në Manzë të Durrësit, dhe prej andej ata ishin përfshirë edhe në aktivitet kibernetik ndaj regjimit të Teheranit.

Eksperti Xhavit Shala, i ftuar në Klan News në rubrikën “Përballë Lajmit”, tha se Irani ka synuar të godiste Shqipërinë me raketa në vitin 2023, pikërisht kampin e muxhahedinë në Manzë të Durrësit, por kjo ide nuk u realizua.

Por më pas ndodhi sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë.

“Kjo bëri që Irani pastaj të ndërmarri dy hapa; Njëri ngeli projekt ide dhe tjetri u bë realitet. E para, sulmi kibernetik që ishte nga më të ashpërit, Shqipëria nuk ishte sprovuar asnjëherë, ka qenë nga më të ashpërit që ka bërë, që cënoi integritetin e të dhënave shtetërore.

Nga ana tjetër ata u përgatitën për të bërë goditjen me raketa dhe me dronë ndaj Shqipërisë. Ka dokumente për këtë, ka botime gazetash. Sidomos në 2023 ose më përpara, një gazetë iraniane e nxorri dhe skemën ku do godiste, ishin paralajmërime të gjitha këto, do goditej në Manzë.

Ndërkohë që kjo pastaj u dha dhe si artikull nga një gazetë londineze.

Situata ishte shumë serioze. Mbeti projekt-ide sepse në fund mund të jenë shfrytëzuar kanale të tjera komunikimi që mund të jenë dhënë paralajmërimet e duhura”, tha eksperti Xhavit Shala.
Shqipëria dhe Irani i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike pikërisht për shkak të sulmit kibernetik.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png