Të paktën 80 persona të konsideruar të burgosur politikë u liruan të dielën si pjesë e një procesi lirimi në vazhdim. Alfredo Romero, drejtori i grupit venezuelian të të drejtave të njeriut “Foro Penal” tha se ata u liruan nga burgjet në të gjithë vendin dhe ka të ngjarë të ketë lirime të tjera.
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, tha të premten se 626 persona janë liruar nga burgu, por ajo nuk specifikoi afatin kohor të lirimeve të raportuara. Megjithatë, Foro Penal, para të dielës, kishte konfirmuar lirimin e vetëm 156 të burgosurve politikë në Venezuelë që nga 8 janari.
Rodriguez tha se të hënën do të ketë një telefonatë me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, për t’i kërkuar OKB-së të verifikojë listat e personave të liruar deri më tani.
