Lajme

44-vjeçari nga Tetova e rreh vëllain e tij, arrestohet nga policia

MPB njofton se me datë 13.07.2025 në orën 18:30 në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë kan privuar nga liria personin M.M. (44) nga Tetova, duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm se ai kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij 56-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet një kallëzim përkatës.

Tetovari ka tentuar me thikë ta sulmojë punonjësen e një objekti hotelerik, arrestohet nga policia

Më 13.07.2025 në orën 23:45 në një objekt hotelierik në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë, e kanë privuar nga liria personin B.E. (44) nga Tetova, duke vepruar në bazë të një njoftimi të mëparshëm se ai është sjellë në mënyrë agresive dhe ka dëmtuar një pjesë të inventarit në objektin hotelierik në Tetovë, si dhe është përpjekur ta sulmojë me një send të mprehtë punonjësen F.N. (34) nga fshati Rogle, por është ndaluar nga të pranishmit. Ai po mbahet në një stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.


3sgIgLJ.png
3svPxtI.png