Gjithsej 18 persona janë pranuar në Spitalin e përgjithshëm të Koçanit me lëndime nga zjarri që shpërtheu dje pasdite në fabrikën për produkte konditore “Makprogres” në Vinicë. Disa janë mbajtur në Koçan, disa prej tyre janë dërguar në kliniakt në Shkup, por të gjithë janë në gjendje stabile, deklaroi për MIA-n Olivera Cimbaljeviq, anestiozolg, udhëheqës i repartit për anesteziologji dhe reanimacion në Spitalin e përjgithshëm të Koçanit.
“Pesë prej tyre ndodhen në kirurgji, katër prej tyre me të djegura të shkallës së parë dhe të dytë në këmbë. I pesti është mbajtur në repartin kirurgjik dhe është me lëndime inhalimi (toksikologjike). Pesë të lënduar të tjerë në zjarrin në ‘Makprogres” janë kujdesur në rrepartin intern në Spitlain e përgjithshëm në Koçan. Të gjithë janëdime inhalimi (ngulfatje nga tymi), përkatësisht me raport toksikologjik. Gjashtë persona të tjerë janë dërguar menjëherë në Klinikën në Shkup, të gjithë të helmuar nga tymi. Të tjerët janë larguar pas intervenimti të ofruar mjekësor”, tha dr. Cimbaljeviq.
Ajo nuk mundi të saktësojë se sa prej tyre janë zjarrfikës, dhe sa të punësuar në “Makprogres”.
Të gjithë të pranuarit në Spitalin në Koçan janë në gjendje stabile”, potencoi dr. Cimbaljeviq.
Zjarri në fabrikën për produkte konditore në Vinicë shpërtheu dje në orën 18:40, në depot dhe në linjat e prodhimit 6, 7 dhe 8, ndërsa në shuarjen e tij, krahas NJZT nga Vinica, ishin përfshirë edhe njësitë zjarrfikëse nga gjashtë komuna tët jera.