Lajme

15 ekspertë palestinezë do të menaxhojnë me Gazën e pasluftës

Shefi i diplomacisë egjiptiane, Badr Abdelati, deklaroi se 15 ekspertë palestinezë janë zgjedhur të menaxhojnë me Gazën e pasluftës.

Abdelati tha se emrat e tyre tashmë janë kontrolluar nga Izraeli, por nuk saktësoi se për cilët persona bëhet fjalë, kumtoi sot “Tajms of Izrael”.

“Duhet t’i sistemojmë në më[nyrë që të kujdesen për jetën e prëditshme të njerëzve në Gazë, ndërsa Komiteti për paqe duhet ta mbështetë dhe ndjekë qarkullimin e financave dhe parave që do të vijnë për ripërtëritjen e Gazës”, tha Abdelati.

Sipas propozimit paqësor të presidentit amerikan, Donald Tramp, që u miratua dje në Sharm el Sheik nga ana e përfaqësuesve të 30 vendeve, Komiteti për paqe do të kryesojë me Gazën, ndërsa Trampi do të jetë shefi i tij.

300600-Banner-AKi

Abdelati tha se komiteti prej 15 anëtarëve palestinezë tashmë është miratuar nga të gjitha fraksionet palestineze, përfshirë edhe organizatën militante Hamas.

Ai shtoi se anëtarët e Hamasit e përshëndetën planin e Trampit.

“Ata nuk kanë kurfarë roli në periudhën kalimtare. Ata janë të përkushtuar në atë. Prandaj punojnë në komitetin administrativ palestinez i cili do të sistemohet që të kujdeset për jetën e prëditshme të njerëzve nga Gaza”, tha Abdelati.

Minisri theksoi se, nga ana e vet, Izraeli duhet të tërhiqet nga Gaza dhe të lejojë qarkullimin e nndihmës dhe sistemimin e komitetit administratov në terren në mënyrë që civilët të jenë të sigurt, ndërsa hamasi duhet t’i respektojë obligimet e veta.

DIK-300x250-AL

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif