Zyrtare: Lëndohet ylli i Bayern Munich, largohet nga grumbullimi me Gjermaninë

atl-bayern.jpg

Manuel Neuer ka probleme me pulpën e këmbës dhe është larguar nga Përfaqësuesja e Gjermanisë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Federata e Futbollit të Gjermanisë, ka bërë të ditur se portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, nuk do të luajë kundër Anglisë dhe Azerbajxhanit, për shkak të një lëndimi – vendin e tij e ka zënë Kevin Trapp.

“Manuel Neuer është larguar nga grumbullimi për shkak të probleme me pulpën e këmbës. Kevin Trapp është thirrur për ndeshjet me Anglinë dhe Azerbajxhanin”, shkruhet në njoftimin e Federatës gjermane të Futbollit.

Komentet
Top