Zyrtare: Ferguson do të jetë përsëri trajner i United

Sir-Alex-Ferguson-637x424.jpg

Trajneri legjendar, Alex Ferguson, do të drejtojë Djajtë e Kuq edhe një herë.

Kjo do të ndodhë me katër qershor në Old Trafod – pas plot katër vjetësh, që kur zyrtarisht la Manchester United.

Ferguson do të udhëheqë United në ndeshjen testimoniale të Michael Carrick.

75 vjeçari ka fituar me United një numër rekord trofsh, gjithsejtë 38, 20 prej tyre tituj të rëndësishëm.

Skocezi karizmatik përkundër se jo si trajner, ai ka vazhduar të jetë i përfshirë në punët e Manchester United në rolin e ambasadorit dhe s’ka ndeshje në Old Trafod që nuk e ka përcjell nga tribunat.

Bosi i tanishëm i Manchesterit, Jose Mourinho, ka zbuluar së fundmi se ai ka kërkuar shumë shpesh nga Sir Aleks që të udhëtojë bashkë me klubin kur kanë ndeshje si mysafir dhe po ashtu t’u bashkohet lojtarëve në dhomën e zhveshjeve.

Siç citon Daily Mirror, Mou kishte thënë; “Edhe pas ardhjes time ai vjen nganjëherë, vjen për të parë njerëzit që ka punuar me ta dhe një herë edhe pati udhëtuar me ne”.

“Dhe unë shpesh i them ‘s’ka kuptim që ne për shembull luajmë në Londër dhe shkojmë me tren privat, kurse ju me veturë, jo s’ke përse shkon me veturë, eja me ne, me tren’”.

“Por ai është aq i respektueshëm saqë nganjëherë bëhet i marrshëm, prandaj na takon neve ta bëjë të ndjehet i mirëseardhur. Pasi në kokat tona s’ka fantazma e komplekse, s’ka gjëra të tilla”.

“Ka pasur edhe raste kur pas ndeshjeve Sir Bobby Charlton vjen në zhveshtore, pastaj edhe drejtori ekzekutiv, Ed Woodward, ndërsa Sir Alex, që është me ta, ndahet e nuk vjen. Ka raste kur ndodh kështu dhe tashmë kam thënë që s’është nevoja”.

Ndeshja testimoniale e Carrick do të luhet kundër një ekipi me yje që do të udhëhiqet nga Harry Redknapp.

Në ekip do të marri pjesë emra si; Paul Scholes, Ryan Giggs, Steven Gerrard dhe Frank Lampard.

Ndërsa ende nuk dihet nëse lojtari më i mirë i botës aktualisht, Cristiano Ronaldo, dikur lojtar i United, do të marrë pjesë në këtë ndeshje.

Në ndërkohë, situata e Carrick në ekip ende mbetet e paqartë, pasi që kontrata e tij përfundon këtë vit me United dhe ende nuk është folur për zgjatje eventuale.

Ish-mesfushori i Tottenham-it dhe West Ham-it, pati thënë se nëse nuk e vazhdon kontratën me Djajtë, me më dëshirë do të pensionohej.

Carrick është 35 vjeçar dhe ka 10 vjet që është pjesë e Manchester United.

Komentet
Top