Zgjidhet dilema: Përse nuk funksionojnë dietat e shpeshta dhe drastike?

dieta-dhe-shendeti-4.jpg

Çdo ditë dëgjojmë për një numër të madh dietash, të cilat supozohet se do të sjellin rezultate të shpejta dhe të menjëhershme, por në fakt ndodh krejt e kundërta. Ato jo vetëm që nuk funksionojnë, por na lënë edhe një shije të hidhur zhgënjimi. Të gjitha dietat që llogarisin kaloritë, edhe dietat me ushqime me shumë proteina dhe pa karbohidrate, do të lënë në baltë, apo edhe më keq, shumica prej tyre janë të lodhshme, të pakuptimta dhe plotësisht të rrezikshme për trupin. Sigurisht, ato mund të ndihmojnë të humbasësh disa kilogramë brenda pak javësh apo edhe pak muajsh. Mirëpo ti nuk do të jesh në gjendje t`i vazhdosh për një kohë të gjatë këto dieta, sepse pasi t`i përfundosh, do ta rifitosh sërish peshën dhe njëkohësisht nuk dot i bësh aspak mirë trupit tënd.

Dietat e e shpejta veprojnë duke të të kufizuar dhe në të vërtetë, të lënë pa ngrënë diçka të rëndësishme për të cilën ka nevojë trupi yt. Për shembull, çmenduria pas dietës së pasur me proteina mishi dhe të varfër me karbohidrate është në thelb, me të meta shkencore dhe ushqyese. Çdo qenie njerëzore duhet të ketë karbohidrate komplekse për të funksionuar, për të menduar, për energji, për seks të mirë dhe për një qëndrim pozitiv.
Karbohidratet komplekse përfshijnë drithra të rëndësishme si oriz kaf, mel, thekër, elb, dhe hejdë. Ka rezultuar që ato pacientë që kishin ndërprerë ngrënien e karbohidrateve komplekse duke i zëvëndësuar me ushqime të pasura me proteina, nisën të vuajnë keq nga kapsllëku, luhatja e humorit, kriza zemërimi, marrje mendsh, dhimbje koke, të therura në stomak dhe depresion. Shumë prej dietave të shpejta kufizojnë marrjen e acideve yndyrore esenciale.

Komentet
Top