Zbulohet inspektori që e ka përgjuar Zaevin, ja emri i tij?!

goran-1.jpg

Si duket, Prokuroria Speciale Publike ka zbuluar emrin e inspektorit të DBK-së, që ka përgjuar kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Përgjimet e telefonatave dhe SMS-porosive të Zaevit janë gjetur te hard-disku i kompjuterit që është shfrytëzuar në zyrën e zyrtari të policisë sekrete, Zvonko Kostovski, që tashmë është i dënuar, transmeton Gazeta Lajm.

Kja ka shkaktuar dyshime në opinion, se pikërisht Kostovsk ka qenë i angazhuar për përgjim të kryetarit të LSDM-së. Ai është arrestuar bashkë me ish shefin e sektorit të pestë në DSK, Goran Grujovski.

Pas përpunimit të dhënave nga ky hard disk është vërtetuar se komunikimet janë përcjellë pa urdhër nga gjykata, siç parasheh ligji.

Në bazë të materialit të gjetur në këtë hard disk është bë evidencë elektronike prej 27.189 faqeve. Me këtë rast janë detektuar 31.495 audiofajle, me kohëzgjatje prej 671 orëve dhe 72.513 SMS-mesazhe, të regjistruara nga dy numra telefoni të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, shkruan në raport.

Paraprakisht, duke përdorë softuer special janë zbuluar edhe 66.909 incizime të fshira, dhe me këtë numri i përgjithshëm i incizimeve është rritur në 606.555 me kohëzgjatje të përgjithshme prej 13.200 orëve.

Në hard-disqet ka pasur fajle që janë dukur të zbrazura, mirëpo me programe të posaçme është vërtetuar se bëhet fjalë për foldere që janë mbyllur dhe janë fshirë. Me softuer të posaçëm ato janë kthyer dhe janë hapur dhe aty janë gjetur shumë “biseda interesante” thonë nga PSP.

Komentet
Top