Zbulohet hiper-vetura revolucionare e Aston Martinit – FOTO dhe VIDEO

0g-4.jpg

Mediat britanike kanë publikuar fotografitë e para të hiper-veturës AM-RB 001, e cila është bashkëpunim mes kompanisë Aston Martin dhe ekipit Formula 1 Red Bull Racing.

Fjala është për hiper-veturën sportive e cila motorin V12 e ka të vendosur në qendër dhe është e legalizuar edhe për komunikacionin rrugor (do të mund të përdoret edhe si veturë qyteti), si dhe thuhet se kjo hiper-veturë do të vendosë standarde të reja sa i përket performancës së veturave të qytetit.

I përshkruar si Aston Martin më i shpejtë dhe më i avancuar deri më tani, AM-RB 001 paraqet edhe veturën e parë të qytetit të cilën e ka krijuar dizajneri i F1, Adrian Newey.

Revista e njohur britanike “Autocar” thotë se promovimi i kësaj hiper-veture me dy ulëse mbahet sot në Gaydon në Britani të Madhe, si dhe se planifikohet prodhimi ndërmjet 99 dhe 150 i veturave të qytetit, së bashku me 25 vetura tjera në version për gara.

Dizajneri kryesor i Aston Martin, Miles Nurnberger, thotë se AM-RB 001 është “një Catamaran (anije) me rrota, e jo automobil”. AM-RB 001 duket të jetë i madh, i gjerë rreth 1.9 metra dhe i ulët më pak se një metër.

Tani për tani nuk është zbuluar se motori V12 i kësaj hiper-veture sa kuajfuqi ka, por pritet se do të vjen me rreth 900 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, kjo hiper-veturë do të jetë më pak se një ton e lehtë (përmendet struktura e lehtë e bërë nga fibra të karbonit) dhe raporti mes fuqisë dhe peshës mund të jetë afër 1:1.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ky AM-RB 001 e arrin pak mbi 2 sekonda, ndërsa atë maksimale e arrin deri në 322 km/h.

Gjithashtu kjo hiper-veturë vjen edhe me sistemin ERS (Energy Recovery System) të frymëzuar nga Formula 1, por duhet theksuar se do të ketë pak dallime vizuale në mes të versionit të veturës për qytet dhe versionit për gara. Po ashtu do të dallojnë edhe përmes gomave, paketave për aerodinamikën, amortizatorëve si dhe interierit.

Prototipi i parë do të fillojë të testohet ka mesi i vitit të ardhshëm, ndërsa veturat e para të prodhuara do t’iu dorëzohen konsumatorëve gjatë vitit 2018. Aston Martin thotë se që tani ka rreth 300 konsumatorë të interesuar, ndërsa AM-RB 001 pritet të shitet me çmim ndërmjet 2 dhe 3 milionë funte.

FOTO:
0

0a

0b

0c

0d

0e

0f

0h

0j

0k

0l

0m

0n

0r

0w


VIDEO:

Komentet

3 thoughts on “Zbulohet hiper-vetura revolucionare e Aston Martinit – FOTO dhe VIDEO”

  1. tetova1 says:

    te nderuar redaktor te shqipmedia mos pranoni virusin e gazetes vatikane BOTA SOT qe edhe ju te filloni fushaten e propagandes vatikane per percarjen e shqiptarve ne perkatesi fetare,ju lutem mos beni te njejtin gabim se dote jete fatal per ardhmerin e shqiptareve,eshte tragjike qe keni mare fotomontazhen e bota sot ne qoft se merni edhe kampanjen vatikane atehere dote humbni seriozitetin dhe dote mbani pergjegjesi historike per keto percarje!.
    ne gjithe boten njerezit kane te drejten elementare te veshen,besojn dhe te jetojn te lire, vetem te bota sote dhe kosove e shqiperi ka filluar nje kampanje vatikane se shqiptaret musliman na qenkan taliban,turq,e arab,se vetem se jemi musliman europa nuk dote na pranoj e kosova dote humb sovranitetin e saj?.
    e gjithe kjo eshte nje kampanje e planifikuar dhe e diriguar qe ka perqellim percarjen ne form te egjibtit,tunisit etj,e pastaj te bejn grushtin e fundit per marjen e shqiptarve nen kthetrat sllave e vatikane!.
    populli shqiptar ne maqedoni ju lutem mos beheni naiv dhe mos besoni neketo shkrime te bota sote dhe ne qoft se fillon me kesi shkrimi as ne shqipmedia se ne shqiptaret me shekuj jemi shqiptar musliman dhe kemi derdhun gjakun ton per trojet tona e kemi jetu si vellezer me shqiptaret katolik,tash provon dikush qe neve te na bej me komplekse si popull se qenkemi fajtor si musliman per mos sukssesin e politikanve te komprimituar ne trojet shqiptare dhe dikush don te na ngul thiken pas shpine!.
    ju lutem mos pranoni percarjen nga keto gazeta te manipuluare mbani xhdoher ne mend ne jemi shqiptare dhe ate vellezer si ato musliman edhe ato katolik etj.
    pershendetje vellezerore!.

  2. Vali says:

    De filloje lufta per Fene de dale deni Hashim,tjeter

Leave a Reply

Top