Zbardhet rrahja në Bogovinë të Tetovës

maxresdefault-3.jpg

Njëzet minuta pas mesnate në fshatin Bogovinë të Tetovës me datë 22.01.2017, personi N.I (23) nga Bogovina ka plaçkitur dhe rrahur 33-vjeçarin M.I nga fshati Dobridoll të Gostivarit.

M.I. me makinën e tij ka qenë i parkuar në afërsi të ambulantës dhe në një moment afër tij është parkuar një makinë tjetër e llojit “BMW” me targa të Tetovës.

Nga makina ka dalë një person i panjohur i cili është prezantuar si N.I dhe ka pyetur se cilin po e pret këtu, pas çka e ka urdhëruar që të futet në makinën e tij.

Pasi që të dy janë futur në makinë “BMW”, N.I dhunshëm nga M.I. ka marrë telefonin celularë dhe 800 denarë. Më pas ka startuar makinën dhe është ndalur në një lokacion tjetër ku ka nxjerr thikën duke i shkaktuar plagë në pjesën e ballit dhe dorës. M.N ka arritur të del nga makina dhe të ikë.

Më pas ai është dërguar në Qendrën Klinike në Tetovë ku ka konstatuar lëndime të lehta dhe është lëshuar për kurim shtëpiak.

Policia e Tetovës ka ngritur padi penale ndaj 23 vjeçarit nga Bogovina.Shqipmedia

Komentet
Top