Zaev thirret sërish në Prokurori

Zoran-Zaev_30.jpg

Njeriu i parë i LSDM-së, Zoran Zaev, është ftuar të paraqitet në Prokurorinë Themelore Oublike nën dyshimin për mashtrime zgjedhore, respektivisht për keqpërdorime të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore, merr vesh Netpress nga burime të hetimeve.

“Informatat tona thonë se veprat për të cilat është hapur procedurë janë të lidhura me përdorimin e mjeteve të mjeteve të palejueshme për fushatë zgjedhore dhe ofrimin e të dhënave të rrejshme në raportet financiare”, shkruan Netpres, transmeton Gazeta Lajm.

Përveç Zaevit, në prokurori janë ftuar edhe persona përgjegjës për financat e LSDM-së. të gjithë ata duhet të paraqiten në prokurori nesër.

Komentet
Top