Yuto Nagatomo mendon largimin nga Interi

auto_nagatomo-cropped_1ij2z25bjaj9k1sdl4jom31onq-658x3701492491015-1.jpg

Pas 6 vjetësh me fanellën e Interit, Yuto Nagatomo mund t’i japë lamtumirën zikaltërve. 30-vjeçari pohoi se po e merr në konsideratë mundësinë e një largimi nga skuadra e drejtuar nga trajneri Stefano Pioli.

Japonezi deklaroi se për momentin nuk ka vendosur akoma përsa i takon të ardhmes së tij, pasi më parë duhet të bisedojë me drejtuesit e Interit. Gjithsesi ai shtoi se deri në fund do të vazhdojë të japë më të mirën në fushën e lojës për skuadrën e tij.

Komentet
Top