Yjet që janë rritur në varfëri dhe në dhunë

0-147.jpg

Nga shkëlqimi dhe madhështia e shumë figurave të famshme fshihen tregime dhe jetë të vështira. Edhe pse sot bëjnë jetë luksoze, buzëqeshin bukur kur defilojnë në qilimin e kuq dhe fitojnë miliona dollarë këta yje që do t’i prezantojmë jeta nuk i ka “përkëdhelur” kur ishte më se e nevojshme – në fëmijëri.

Charlize Theron ka lindur në Afrikën e Jugut dhe është rritur duke parë babanë e saj alkoolist duke e rrahur të ëmën e saj, por edhe vetë aktoren. Kulmi kishte arritur kur mamaja e saj më nuk kishte mundur të duronte dhunën dhe e kishte vrarë burrin e saj, ndërsa Charlize ishte e pranishme kur ka ndodhur vrasja. E ëma ishte liruar nga akuza për vrasje, pasi gjykata kishte deklaruar se ajo e ka bërë këtë në vetëmbrojtje.

Njëri nga aktorët më të mirë komik në ditët e sotme Jim Carrey, është rritur në një familje të madhe në Kanada. Por shumë shpejt prindërit e tij kishin mbetur të papunë dhe më pas edhe të pastrehë, prandaj ai qysh në moshën 16-vjeçare kishte filluar të merret me humor, në mënyrë që të ndihmonte familjen e tij të mbijetonte. Ashley Judd nuk kishte aspak një jetë të lehtë. Mamaja e saj Naomi shumë herët ishte ndarë nga babai i Ashleyt dhe kjo e fundit çdo ditë duhej të përballej me dashnorët e rinj të së ëmës, ndërsa shpesh edhe rrihej nga e ëma dhe dashnorët e saj.

Një herë njërit prej dashnorëve të së ëmës ia kishte vënë revolen në kokë për ta vrarë. Kjo kishte bërë që ai të bie në depresion edhe të tentojë edhe vetëvrasjen, pasi ajo shpesh ishte dhunuar seksualisht nga dashnorët e së ëmës.

E lindur si Onika Minaj, këngëtarja Nicki Minaj ishte rritur me gjyshen e saj në Trinidado, sepse prindërit e saj për shkak të varfërisë ishin zhvendosur në Amerikë. Më vonë edhe ajo u ishte bashkangjitur, por babai i saj tashmë ishte një i varur ndaj kokainës. Një mbrëmje kur Nicki nuk ishte në shtëpi, babai i saj me qëllim ia ishte vënë zjarrin shtëpisë, duke dashur ta djegë edhe të ëmën e saj, por ajo ishte shpëtuar në çastin e fundit.

Komentet
Top