“WatchOut!” hap afatin e aplikimit

thumbnail_wo.jpg

Festivali i filmit “WatchOut!” që mbledh çdo Maj filmdashësit në Tetovë, hap afatin e aplikimit. WatchOut është festival ndërkombëtar dhe pranon aplikime nga gjithe bota. Per të aplikuar duhet që narracioni vizual të jetë brenda tre kategorive të festivalit: film i shkurt , dokumentar dhe eksperimental ose i animuar.

Qendra LOJA fton të gjithë autorët e filmave nga regjioni dhe më gjërë të aplikojnë deri më 30 Prill 2017, kur edhe mbyllet afati aplikimit. Regjioni tashmë veçse i ka dëshmuar kapacitetet në fushën e filmit andaj edhe pritshmëritë e organizatorëve janë të larta.

Si edhe çdo vit festivali mbahet në hapsirë të hapur, nga 23 deri më 26 Maj 2017 në Tetovë, ku përveç projektimve të filmave gjatë javës së festivalitm organizatorët sjellin edhe risi të ndryshme, një ndër ato janë puntoritë me emra të mëdhenjë nga kinematografia botërore.

Për të aplikuar ndiqni hiperlinkun në vijim : http://watchoutfilmfest.com/form/apply.php

Ndërsa informacione të vazhdueshme rreth festivalit do të mund të merni në web faqen ashtu si edhe në faqen oficiale të tij në Facebook.

Komentet
Top